Basketboll

Veseli thotë se eliminuan gabimet e humbjes në Pejë, optimist që seria mbyllet në Pejë

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça dje e mposhti Pejën në ndeshjen e tretë të serisë finale me rezultat 97-90.

Pas ndeshjes foli për transmetuesin televiziv edhe ndihmës-trajneri i parë i ekipit, Brahim Veseli i cili potencoi se eliminimi i gabimeve nga ndeshja në Pejë e bëri të veten dhe shtoi se pret që serinë ta mbyllin në Pejë.

”Të them të drejtën ne kemi besuar prej minutës së parë deri në të fundit. Edhe pse ndoshta në 2-3 çerekët e parë, nuk kemi mundur të arrijmë në lojën që kemi dashur. Po prapë se prapë ne i kemi eliminuar ato gjëra që na kanë penalizuar. Topa të humbur në lojën e kaluar i kemi pasur 23, ndërsa sot vetëm 6. Edhe gjuajtjet e lira edhe për 3 pikë edhe për gjëra tjera, kanë qenë perfekt. Kemi kryer punën si duhet. Sa i përket ndeshjes në Pejë, lojtarët kanë marrë zemër, presioni është tek ekipi kundërshtar. Por, nuk do të thotë që do ta kemi të lehtë, sepse ata që nuk kanë çfarë të humbin. Por, synimi ynë është ta përfundojmë serinë atje dhe ti gëzojmë tifozët tanë”, tha Veseli pas ndeshjes.

Komentet janë të mbyllura.