Basketboll

Ekskluzive: Arti Hajdari afër kalimit te Sigal Prishtina?

Prishtinë(AsistiOnline) – Arti Hajdari mund të ndërrojë ambient për stinorin e ri të basketbollit kosovar.

Siç ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com nga burime të afërta me ekipin e Prishtinës, basketbollisti pejan ka gjasa të mëdha që në stinorin e ri të jetë pjesë e kryeqytetasve.

Hajdari ka qenë pjesë e rëndësishme e Pejës në shpalljen e tyre kampionë të Kosovës, gjatë edicionit që sapo përfundoi.

Te Peja, Hajdari ishte paraqitur me mesatare prej 10.1 pikëve, 2.8 kërcimeve e 1.3 asiste për ndeshje.

Në të kaluarën, Arti ka qenë edhe pjesë e Ponte Prizrenit, Ferronikelit, Rahovecit etj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.