Basketboll

Vdiq profesori universitar, Arsim Fehmiu

Është ndarë nga jeta ish-profesori universitar, Arsim Fehmiu.

Arsimi, që njëherazit është edhe babai i ish-basketbollistit dhe gazetarit shumëvjeçar të basketbollit, Agon Fehmiut, i cili ka qenë trajneri i parë kosovar i futbollit me thirrje Federative dhe Dekan shumëvjeçar i Fakultetit për Kulturë Fizike të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë.

Në njoftimin e familjes, është bërë e ditur se varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën me 21.06.2023 në varrezat e qytetit në Prizren, në ora 16:30, me ikindi.

E pamja për të ndjerin do të mbahet në Hotelin Sirius në Prishtinë dhe zgjatë tre ditë.

Stafi i AsistiOnline.com ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Fehmiu dhe të gjithë miqëve e dashamirëve, për më të dashurin e tyre.

Komentet janë të mbyllura.