Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Ende nuk është zyrtarizuar, por kjo pritet të jetë 12shja e Zvicrës ndaj Kosovës – AsistiOnline
Basketboll

Ende nuk është zyrtarizuar, por kjo pritet të jetë 12shja e Zvicrës ndaj Kosovës

Prishtinë(AsistiOnline) – Zvicra ende nuk e ka publikuar 12shen e saj, para ndeshjes së sontme që e zhvillon me Kosovën në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.

Megjithatë, pak a shumë parashikohet se me cilët lojtarë mund të paraqitet selektori grek për Zvicrën, shkruan AsistiOnline.com

Ekipi zvicran para pak ditëve ka zhvilluar dy miqësore me Kombëtaren e Irlandës, duke i fituar me rezultat të ngushtë dhe në të dyja duelet është paraqitur me rosterin e njejtë.

Zvicra duelin e parë ndaj Irlandës e ka fituar me rezultat 86-74, derisa të dytin me vetëm një pikë dallim, 77-76.

Në të dyja ndeshjet, lojtari më i dalluar i ekipit ka qenë kapiteni i ekipit, Roberto Kovac i cili luan në pozitat 3/4 dhe në duelin e parë ka luajtur me 15 pikë, 5 asiste, 2 kërcime e 1 vjedhje topi, derisa në ndeshjen e dytë ka luajtur me 17 pikë e 3 asiste.

12shja e Zvicrës ndaj Kosovës me shumë gjasa do jetë kjo:

Yoan Granvorka

Mateus Rodrigues

Selim Fofana

Roberto Kovac (C)

Clayton Lesann

Toni Rocak,

Killian Martin

Brunell Tutonda

Achille Spadone

Hamish Warden

Malyk Rebetez

Eliott Kubler.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.