Basketboll

Kosova përsëri në aksion, nesër ndeshja e kthimit ndaj Zvicrës

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A te meshkujt nesër e vazhdon turin e ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2025.

‘Dardanët’ tashmë gjenden në Fribourg, atje ku do të ndeshen me Kombëtaren e Zvicrës, për ndeshjen e kthimit.

Duelin e parë, Kosova e kishte fituar thellë në shtëpi me shifrat 76-49, gjersa të njejtën gjë synon ta bëjë edhe nesër.

Dueli mes Kosovës e Zvicrës starton nga ora 17:30, derisa transmetohet direkt në Artmotion dhe YouTube.

Momentalisht, Kosova ka 1 fitore e 1 humbje, derisa lidere e grupit është Danimarka me 2 fitore nga 2 ndeshjet e Zvicra ka bilanc negativ me 2 humbje.

Pas ndeshjes me Zvicrën, Kosova takohet me 5 gusht me Danimarkën në Prizren e që me gjasë aty do të vendoset ekipi që fiton grupin. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.