Basketboll

Kosova po stërvitet në Fribourg para ndeshjes me Zvicrën

Basketbollistët e Kosovës të premten kanë zhvilluar dy stërvitje në Fribourg të Zvicrës.

Sipas njoftimit të FBK-së, stërvitja e paradites ishte më e lehtë, ndërsa stërvitjen e dytë e kanë zhvilluar të premten mbrëma.

Ndeshja ndaj Zvicrës zhvillohet nesër nga ora 17:30.

Përballja është shumë e rëndësishme, andaj FBK ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Zvicër për përkrahje maksimale në duelin e nesërm.

Kjo sfidë është e vlefshme për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Kosova ka një fitore e një humbje, kurse Zvicra dy humbje. Danimarka është në vendin e parë me dy fitore, ku vetëm vendi i parë i grupit kualifikohet tutje.

Kosova e kishte mundur Zvicrën në Prizren me shifrat 76:49.

Komentet janë të mbyllura.