Basketboll

Kosova U18 te femrat mposhtet nga Shqipëria në ndeshjen e parë të Evropianit

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U18 te femrat e ka nisur me humbje, Kampionatin Evropian – Divizioni C.

Vashat tona janë mposhtur nga ato të Shqipërisë me rezultat final 45-63.

Vetëm Malvina Haziri realizoi pikëdyshifrore te Kosova, duke shënuar 15 pikë, derisa nga 8 sosh patën Vesa Krasniqi e Olsa Tahiri.

Te Shqipëria u dalluan, Brikena Mucenji me 24 pikë e Anisa Bokrina me 17 sosh.

Ndeshjen e dytë në këtë Evropian që po mbahet në Durrës, Kosova e luan nesër ndaj Armenisë me fillim nga ora 19:00.

Kosova gjendet në grup me Armeninë, Shqipërinë dhe Moldavinë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.