Basketboll

Ekskluzive: Ivan Koljeviq largohet përsëri nga Prizreni

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti malazez, Ivan Koljeviq është larguar nga basketbolli kosovar përsëri.

39 vjeçari nga Cetinja, siç ka mësuar AsistiOnline.com, është larguar nga klubi i Proton Cable Prizrenit pa bujë të madhe.

Në fakt, nuk është hera e parë që lojtari në fjalë largohet kështu, duke i lënë ekipet kosovare pa ndonjë lajmërim dhe pikërisht edhe në dy vitet e kaluara kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit prizrenas, ku ishte larguar dhe më pas çuditërisht ishte rikthyer në ekip.

Koljeviq në Kosovë fillimisht ishte transferuar te Trepça, pastaj te Rahoveci, Proton Cable Prizreni dhe për pak kohë është paraqitur edhe te Peja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.