Basketboll

Lekndreaj i kaloi në mëngjes testet mjekësore me shumë sukses, çështje kohe prezantimi te Vëllaznimi

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti shkodran Daniel Lekndreaj me sukses i ka përfunduar vizitat mjekësore pas lëndimit që kishte pësuar gjatë verës.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, Lekndreaj me shumë sukses i ka kryer vizitat mjekësore që në mëngjesin e kësaj të shtune, derisa shpejtë pritet të konfirmohet si basketbollisti më i ri i Vëllaznimit.

Të kujtojmë se dje AsistiOnline.com raportoi ekskluzivisht për afrimin e marrëveshjes me klubit gjakovar dhe lojtarit.

LEXO EDHE:

Ekskluzive: Vëllaznimi bën goditjen e madhe? afër marrëveshja me Daniel Lekndreajn

 

Komentet janë të mbyllura.