Basketboll

Vazhdon ‘telenovela’ me Koljeviq, lojtari rikthehet përsëri te Prizreni

Prishtinë(AsistiOnline) – Ivan Koljeviq është rikthyer përsëri në basketbollin kosovar.

Lojtari nga Mali i Zi që tashmë është bërë ”hit” me largimet/rikthimet e shpeshta nëpër ekipet kosovare, është rikthyer përsëri te ekipi i Proton Cable Prizrenit.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Koljeviq prej ditësh gjendet në Prizren dhe do të luajë edhe ndaj rivalit lokal, Bashkimit, nesër mbrëma.

Në 6 ndeshje sivjet, Koljeviq te Prizreni ka 11.5 pikë, 7.3 asiste e 3.5 kërcime.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.