Basketboll

Sonte derbi edhe në kryeqytet, takohen rivalët e vjetër

Prishtinë(AsistiOnline) – Një ndeshje shumë interesante na pret sonte edhe në kryeqytet.

Atje takohen rivalët e vjetër, Prishtina dhe Bashkimi, që synojnë vazhdimin e ecurisë pozitive me fitore.

Bardhekaltrit janë në vendin e tretë me 12 fitore e gjashtë humbje, kurse Portokallezinjtë në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 11 humbje.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport 3.

Komentet janë të mbyllura.