Basketboll

Sessoms debuton te Craiova, larg më i dalluari në ekip

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Vëllaznimit, Sam Sessoms ka debutuar te skuadra e re.

Plejmejkeri i shkathët në ndeshjen e parë me ekipin e Craivoas në superioren rumune, u tregua tejet efikas me 21 pikë, 3 kërcime, 3 asiste e 3 vjedhje topash në 32 minuta lojë. Ndërsa, lojtari i dytë më i dalluar i ekipit ishte Nik Dragan me 13 pikë.

Vlen të ceket se Sessoms ishte 100% i saktë nga vija e gjuajtjeve të lira (5/5), derisa kishte 8 dyshe të realizuara nga 11 tentime e në tre pikësha kishte dy dështime nga dy tentime.

Craiova në këtë ndeshje u mposht nga Timisoara me rezultat 66-83, derisa përkundër humbjes ekipi mbetet në vendin e tretë me 7 fitore e vetëm 2 humbje. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.