Basketboll

”El Clasico” në finalen e madhe të Kupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Me mbylljen e dueleve të djeshme gjysmëfinale, janë përcaktuar dy ekipet finaliste të Kupës së Kosovës.

Finalja e madhe do të zhvillohet në mes të Trepçës dhe Prishtinës, rivalëve të përjetshëm të basketbollit kosovar.

Ndeshjet mes mitrovicasve dhe prishtinasve ndryshe njihen edhe si ”El Clasico”, pasiqë ky rivalitet ngjason me derbin e madh spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit. Përndryshe këtë term e përdorin njerëzit e basketbollit dhe gazetarët sportivë prej dekadash.

Trepça dhe Prishtina në finalen e Kupës u patën takuar edhe edicionin e kaluar, ku kishte fituar Trepça në Rahovec.

Trepça në dy vitet e fundit e ka fituar Kupën e Kosovës dhe me fitimin eventual të saj do të kompletonte tripletë.

Prishtina Kupën e Kosovës së fundmi e ka fituar në edicionin 2020/21.

Ndeshja e madhe finale luhet nesër me fillim nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova e ArtSport1.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.