Basketboll

Drilon Hajrizi shpallet MVP i Kupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi është shpallur sonte MVP i finales së madhe të Kupës së Kosovës.

Ndaj Prishtinës, Driloni kishte 19 pikë, 5 kërcime e 5 asiste dhe me meritë e fitoi këtë çmim, pasi ishte lojtari më efikas i mitrovicasve.

Këtë çmim, Hajrizit ia ndau sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

 

Komentet janë të mbyllura.