Basketboll

Peja sonte mysafire e AEL-it në Qipro për Ligën Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Pejës sonte e zhvillon ndeshjen e rradhës në Ligën Ballkanike.

Ekipi pejan ndeshet me AEL-in e Qipros në duelin i cili zhvillohet në qytetin e Limassol.

Ndeshja fillon nga ora 18:30 dhe transmetohet direkt në YouTube.

Në duelin e parë të zhvilluar në Kosovë kishte triumfuar ekipi i AEL me rezultat 84-94.

Momentalisht, Peja ka 4 fitore 1 humbje në këtë garë e AEL-i 4 fitore dhe 2 humbje.

Në Qipro, AEL gjendet i 5-ti në tabelë e Peja në Kosovë pozicionohet e dyta.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.