Basketboll

Përcaktohet finalja e Ligës së parë në luftë për Superligë

Prishtinë(AsistiOnline) – Mbrëmë është përcaktuar finalja e madhe e Ligës së parë të Kosovës te meshkujt.

New Basketi i Prizrenit e ka mposhtur Kosovarin nga Fushë Kosova me rezultat 78-84, në ndeshjen e tretë dhe vendimtare të play off-it.

Në finale, New Basketi takohet me skuadrën e parë nga sezoni i rregullt, Borën nga Prishtina.

Skuadra që arrin koshaverazh më të mirë nga dy ndeshjet finale, siguron Superligën e Kosovës për edicionin e ri.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.