Sonte finalja e Ligës Unike te femrat, luajnë Bashkimi dhe Prishtina
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet finalja e madhe e Ligës Unike te femrat.
Edhe tek kjo kategori kemi finale kosovare, ku takohen ekipet nga Prizreni dhe Prishtina.
Prishtina si organizatore e turneut, kaloi në finale pas fitores ndaj Penzës e Bashkimi e mposhti Tiranën.
Dy ekipet më në formë te femrat, si në Kosovë ashtu edhe në Ligën Unike që bashkon dy shtetet në sport.
Ndeshja fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Sport1.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.