Basketboll

Mësohen kundërshtarët e ”Final Four”-it të Ligës Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Me derbin e djeshëm kosovar mes Prishtinës dhe Pejës, është mbyllur stinori i rregullt në Ligën Ballkanike.

Ekipi bardhekaltër triumfoi ndaj verdhezinjëve nga Peja me shifrat 104-97 dhe mbylli stinorin e rregullt si lider i tabelës.

Me këtë rast u mësuan edhe çiftet çerekfinale që do të ndeshen mes vete në ”Final Four”-in e kësaj gare i cili sivjet pritet të mbahet në Llimasoll të Qipros.

Liderja e stinorit të rregullt, Prishtina do të luajë në gjysmëfinale ndaj vendit të katërt, Llovcenit të Cetinjes nga Mali i Zi, ndërsa, AEL-i  i Qipros do të ndeshet me vendin e tretë, Pejës.

Orari i ”Final Four”-it ende nuk është përcaktuar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.