Basketboll

Bashkimi kampion i Kosovës te femrat, mposht Prishtinën 3-0 në seri finale

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi është përsëri kampion i Kosovës te femrat.

Ekipi prizrenas ka triumfuar sonte ndaj Prishtinës edhe në ndeshjen e tretë të serisë finale me rezultat 72-53.

Eki portokalli e ka fituar këtë titull kampioni për vitin e dytë me rradhë, derisa brenda dy viteve ky është trofeu i gjashtë i vashave prizrenase duke kompletuar kështu tripletën e dytë me rradhë.

Bashkimi sivjet e ka fituar edhe Superkupën dhe Kupën e Kosovës te femrat.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.