Basketboll

E 4-TA ME RADHË, REALI FITON DERBIN NDAJ PANËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Reali i Madridit e ka fituar përballjen derbi, ndaj Panathinaikosit në kuadër të Euroligës.

Në Palestrën moderne “Wizink Center”, Los Blancos kanë mposhtur Panathinaikosin me shifrat finale të ndeshjes, 96-78.

Dy lojtarët më të dalluar në fitoren e Realit sonte ishin, Walter Tavares me 15 pikë e Facundo Campazzo me 14 pikë.

Tek Panathinaikosi s’mjaftuan për fitore, Nick Calathes me 13 pikë e Deshaun Thomas me 11 pikë.

Komentet janë të mbyllura.