Basketboll

DEN BOSCHI DHE MAXHUNI DEBUTOJNË ME FITORE NË FIBA EUROPE CUP

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra holandeze, Heroes Den Bosch ka debutuar me fitore në kompeticionin evropian, FIBA Europe Cup.

Ekipi në të cilin po luan sivjet fantastiku nga Kosova, Edon Maxhuni, ka triumfuar në udhëtim te skuadra portugeze, Benfica me rezultat 73-78, në duelin e parë të fazës grupore.

Edoni që poashtu debutoi në një garë evropiane për herë të parë, ishte basketbollisti i dytë me efikas në këtë fitore të Den Boschit duke luajtur rol kyç në fitore me 21 pikë(9/9 nga gjuajtjet e lira), 2 asiste e 1 kërcim.

Përpos Benficës nga Portugalia, Den Boschi në grupin C të garës e ka edhe Parma-Parimatchin(Rusi) dhe Opavën(Çeki).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.