Basketboll

PËRBALLJA E PARË E XHIROS SOT NË ”KARAGAÇ”

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet përballja e parë e xhiros 20 në ArtMotion Superligën e Kosovës.

Sfida e parë do të zhvillohet sot mes Dritës dhe Pejës në ”Karagaç’ me gjilanasit që luajnë në cilësinë e vendasit.

Në këtë duel pejanët shihen favoritë, pasi në elitë kanë 11 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa gjilanasit kanë 19 humbje në 19 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore.

Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.