Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
KOSOVA 3×3 E FITON DUELIN E PARË TË DITËS NË FIBA EUROPE CUP – AsistiOnline
Basketboll

KOSOVA 3×3 E FITON DUELIN E PARË TË DITËS NË FIBA EUROPE CUP

Kosova 3×3 te meshkujt ka shënuar fitore ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë të grupit në parakualifikimet e FIBA Europe Cup, që po zhvillohen në Qipro.

Dardanët kanë mundur kuqezinjtë me rezultat 13:10.

Në fakt, ndeshjen shumë më mirë e nisi Shqipëria, duke pasur epërsi prej 0:6, por me kalimin e minutave, djelmoshat kosovarë u këndellën për të barazuar rezultatin në 8:8, e më pas për të kaluar për herë të parë në epërsi 10:9. Në momentet e fundit të takimit, Dardanët ishin më të vëmendshëm, duke triumfuar 13:10.

Ndeshjen e dytë dhe të fundit, Dardanët e kanë ndaj Irlandës, që zhvillohet sot nga ora 14:50. Fituesit e grupeve plasohen në gjysmëfinale, ekipet që përfundojnë 2 dhe 3 në grupe, zhvillojnë edhe një eliminatore për gjysmëfinale.

Vetëm kampioni i turneut e fiton të drejtën për FIBA Europe Cup.

Në këto parakualifikimet marrin pjesë edhe vashat e Kosovës që janë në grup me Irlandën dhe Andorrën.

Komentet janë të mbyllura.