Basketboll

ZEQIRI MBETET TE PRISHTINA, KJO E FUNDIT KONFIRMON LAJMIN E ASISTIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Lejson Zeqiri do të mbetet edhe për dy sezone te Sigal Prishtina.

Ashtu siç kishte raportuar javë më parë ekskluzivisht AsistiOnline.com, ashtu edhe ka ndodhur, ngase basketbollisti i ri, Lejson Zeqiri çaste më parë u prezantua nga skuadra prishtinase.

“Lojtari 21 vjeçar, nga më premtuesit në vend vazhdon të jetë pjesë e familjes bardhë e kaltër edhe për dy sezonet e ardhshme. I transferuar në sezonin e kaluar, me paraqitjet e tij ka bërë që klubi t’i besojë edhe për sezonët në vijim. Në sezonin e fundit në Superligën e Kosovës luajti me mesatare 11.4 pikësh dhe 4.6 kërcimesh dhe në Ligën Ballkanike me mesatare pothuajse identike prej 10.4 pikësh dhe 4.9 kërcimesh”, shkruan në njoftimin e Prishtinës.

/AsistiOnline.com/

EKSKLUZIVE: JETMIR & LEJSON ZEQIRI VAZHDOJNË ME PRISHTINËN

 

Komentet janë të mbyllura.