Basketboll

Prishtina dhe Bashkimi, çerekfinalja e parë e ditës

Prishtinë(AsistiOnline) – Çerekfinalja e parë e ditës së sotme zhvillohet në mes dy skuadrave rivale të moçme me dekada dhe ndër më të vjetrat në vend.

Bëhet fjalë për duelin mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, që pritet të jetë mjaftë i zjarrtë.

Në duelet direkte sivjet, Prishtina dominon thellësisht ndaj Bashkimit me avantazh prej 3-0 në seri, por të gjitha ndeshjet i ka fituar me lojë shumë të ngushtë e tejet interesat pritet të jetë edhe sonte.

Dueli fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet në KSport 1 në të gjitha platformat televizive vendore.

Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.