Basketboll

El Clasico në Kupën e Kosovës, sot pritet finale e çmendur mes Trepçës e Prishtinës

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas 4 ditëve të kaluara me plotë ndeshje interesante nga Kupa e Kosovës në basketboll, tashmë ka ardhur momenti final.

Dy skuadrat me njërin prej rivaliteteve më të mëdha në basketbollin e Kosovës, Trepça dhe Prishtina, masin forcat në finale të Kupës së Kosovës, për të synuar fitoren e madhe.

Në duelet direkte gjatë këtij sezoni, Prishtina dhe Trepça janë takuar katër herë, ku 3 fitore ju takojnë kryeqytetasve dhe një të tillë e kanë mitrovicasit.

Këto dy ekipet sivjet janë takuar edhe në finale të Superkupës, sfidë të cilën e fitoi Prishtina dhe u stolis me trofeun e parë të edicionit.

Mitrovicasit janë fitues aktual të kësaj gare, ndërsa në përgjithësi e kanë fituar pesë herë Kupën, kurse prishtinasit kanë fituar 15 herë, për herë të fundit më 2021 në Therandë.

Për rrjedhën e ndeshjes, AsistiOnline.com si zakonisht do të raportojë nga vendi i ngjarjes në kohën reale, andaj qëndroni me ne.

 

Komentet janë të mbyllura.