Basketboll

Sot mbyllet organizimi bravoroz i Rahovecit, luhen finalet te meshkujt dhe femrat

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme mbyllet organizimi fantastik i Kupës së Kosovës nga klubi i basketbollit të Rahovecit.

Klubi ‘vreshtar’ që mori përsipër organizimin e kësaj ngjarje madhore në basketbollin e Kosovës, ishte fantastik në menagjim, për 4 ditë me radhë e sonte e kemi fundin me ajkën e finaleve.

Sot luhen finalet në konkurencat elitare të femrave dhe meshkujve.

Në duelin e femrave takohen, KBF Bashkimi dhe KBF Prishtina, sfidë kjo që nis nga ora 14:00 dhe transmetohet direkt në Sport2 (Artmotion) në të gjitha platformat televizive kosovare.

Ndërsa te meshkujt luhet El Clasico e basketbollit kosovar mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Kjo super-ndeshje nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport1 & Klan Kosova.

Për të dyja ndeshjet, AsistiOnline.com si zakonisht do të raportojë nga vendi i ngjarjes në kohën reale. Andaj qëndroni me ne.

 

 

Komentet janë të mbyllura.