Basketboll

Trepça dhe Rahoveci hapin sot xhiron e 24-të

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot starton me ndeshje xhiro 24 e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Dueli i parë zhvillohet në ”Minatori” të Mitrovicës mes Trepçës dhe Rahovecit.

Mitrovicasit shpresojnë të vazhdojnë me fitore, ndërsa rahovecasit janë të motivuar, pasi fundjavën e kaluar mundën Vëllaznimin.

Ndërkohë, deri tani mitrovicasit kanë 14 fitore e nëntë humbje, ndërsa ‘vreshtarët’ deri tani numërojnë tri fitore e 20 humbje.

Dueli fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet në njërën nga kanalet e sportit (ArtSport/KSport) në të gjitha platformat televizive vendore.

Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.