Basketboll

Super-përballje sot në ”Minatori”, ndeshen Trepça dhe Peja

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet derbi i xhiros së 26-të në elitën e basketbollit kosovar.

Në palestrën e zjarrtë ”Minatori” në Mitrovicë, Trepça i bën konakun Pejës, derbi ky i vjetër me dekada në basketbollin tonë.

Aktualisht, mitrovicasit janë vendin e katërt me 15 fitore e dhjetë humbje, kurse pejanët kanë 18 fitore e shtatë humbje, duke e bërë edhe më interesante këtë sfidë.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport1 & Klan Kosova në të gjitha platformat televizive vendore.

Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.