Basketboll

Monaco triumfon ndaj Maccabit, kompletohen 4 ekipet e ”Final Four”-it të Euroligës

Prishtinë(AsistiOnline) – Janë kompletuar katër ekipet e ”Final Four”-it në Euroligë për edicionin 2022/23.

Me fitoren e Monacos ndaj Maccabit 97-86 dhe Real Madridit ndaj Partizanit 98-94, janë siguruar edhe dy biletat e fundit për super-ngjarjen më të madhe të basketbollit evropian për klube.

Në Final Four të Euroligës, Barcelona takohet me Real Madridin në El Clasico’n e madhe e në duelin tjetër takohen Olimpiakosi dhe Monaco.

Final Fouri i sivjetm luhet në Kaunas të Lituanisë me 19 dhe 21 maj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.