Basketboll

Nga -17 Reali në Final Four me super-chacho Rodriguez, shpartallohet Partizani në Madrid

Prishtinë(AsistiOnline) – Minus 17 pikë në pjesën e parë për Real Madridin, që ndez motorët në pjesën e dytë dhe kualifikohet në Final Four të Euroligës.

Jo më kot skuadra madrilene është më e trofeshmja në Euroligë, pasi sonte fitoi ndaj Partizanit me përmbysje të madhe të ndeshjes 98-94 dhe serisë prej 2-0 në 3-2.

Edhe pse Dzanan Musa kishte 20 pikë, Chacho Rodriguez ishte lojtari kryesor i Realit sonte me 19 pikë, si dhe Mario Hezonja që poashtu tregoi ndeshje fenomenale sonte me 13 pikë.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 3-2, Real Madridi kualifikohet në Final Four të Euroligës i cili sivjet mbahet në Kaunas të Lituanisë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.