Basketboll

Sonte ndeshja e tretë e finales, Mitrovica gati per spektakël

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet ndeshja e tretë mes Trepçës dhe Pejës në kuadër të serisë finale për titull kampioni.

Mitrovicasit dhe pejanët takohen në ”Minatori”, për fitoren e cila do ti afronte drejt titullit në këtë seri finale që po karakterizohet me lojë të fortë dhe salla të stërmbushura.

Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, ashtu sic ka qenë në përballjet që janë zhvilluar në Mitrovicë këtë edicion, sidomos në garat shtesë.

Ndeshja e sontme fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në KSport në të gjitha platformat televizive vendore.

Ndeshjen e parë e fituan mitrovicasit 94:86, kurse pejanët u kundërpërgjigjën në takimin e dytë 107:79, duke shënuar njërën nga fitoret më bindëse në këtë edicion, e kjo pikërisht erdhi në finalen e dytë.

‘Xehetarët’ për të depërtuar në finale eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, ndërsa Peja fitoi duelin verdhezi kundër Golden Eagle Yllit.

Kujtojmë se, Trepça për herë të fundit ishte shpallur kampione më 2012, ndërsa Peja më 2013. Mitrovicasit fituan Kupën e këtij edicioni, ndërsa pejanët ishin finalistë të Ligës Ballkanike.

Komentet janë të mbyllura.