Basketboll

Bora e New Basketi e nisin me fitore të thella, një hap larg finales

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte ka nisur seria gjysmëfinale e ”play off”-it në Ligën e parë të Kosovës te meshkujt.

Bora e ka mposhtur thellë Vushtrrinë 132-60 dhe iu është afruar finales, pasi me një fitore tjetër eventuale në duelin e dytë, arrin qëllimin e kësaj faze.

Sonte fitore ka arritur edhe New Basketi i Prizrenit ndaj Kosovarit nga Fushë Kosova që ka fituar në kryeqytet me rezultat tejet të thellë 85-100.

Në këtë fazë, skuadrat që shënojnë dy fitore kualifikohen në finale. Kampioni i Ligës së Parë do të luajë edicionin e ardhshëm në Superligën e Meshkujve, derisa finalisti në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës së Meshkujve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.