Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
U MBAJT KONFERENCA PËR SHTYP E ”POLI STREETBALL KOSOVA 2021” – AsistiOnline
Basketboll

U MBAJT KONFERENCA PËR SHTYP E ”POLI STREETBALL KOSOVA 2021”

Kompania e cila e ka brend ambasador Lluka Donqiqin, mbështet edicionin e 22-të të kampionatit të Kosovës në basketboll 3x3 organizuar nga Streetball Kosova e cila do të përgatis një natë speciale në shenjë respekti për legjendën e basketbollit kosovar, Edmond Azemin

Prishtinë, 18 Gusht 2021 – Edicioni i 22-të i kampionatit të Kosovës në basketbollin 3×3, sivjet i quajtur ”Poli Stretball Kosova 2021” fillon të premten nga ora 16:00, në Platonë para Teatrit Kombëtarë në Sheshin Skënderbeu, në Prishtinë, njoftoi kryetari i shoqatës Agon Fehmiu, në konferencën e sotme për shtyp.

Risi e këtij edicioni është se Streetball Kosova do të përkrahet nga Poli, salami numër 1 në Evropë dhe pjesë e kompanisë së njohur sllovene Perutnina Ptuj, brend ambasador i së cilës është megaylli i NBA: Lluka Donqiq.

Rabie Simnica, drejtoreshë e kompanisë që e ka të drejtën ekskluzive për distribucionin e Polit në Kosovë, tregoi pse ky brend e mbështeti edicionin e sivjetmë të Streetball Kosovës.

“Unë fillimisht në emër të kompanisë distribuive, POLI, dua të shpreh kënaqësinë që ne sivjet jemi pjesë e këtij organizimi fantastik. Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe impaktin që kanë produktet tona për sportistët dhe për këtë jemi shumë krenarë. POLI është përkrahës i evenimenteve të ndryshme sportive e sivjet jemi të nderuar që jemi pjesë e këtij organizimi e sidomos që e kemi brend ambasador një mega-yll të basketbollit botëror sikurse, Lluka Donqiq. I ftoj të gjithë adhuruesit e Streetballit që të premtën nga ora 16:00 të vinë dhe të kënaqen me spektaklin e POLI Streetball Kosova 2021”, tha Simnica dhe shtoi se kjo do jetë një ngjarje fantastike sivjet.

Gjithashtu, sivjet për herë të parë Streetballit kosovar i bashkohet edhe pija energjike Golden Eagle, e cila është pjesë e kompanisë së suksesshme kosovare Frutex që investon shumë në basketbollin suharekas dhe kosovar dhe e cila sivjet fitoj dy tituj: Ligën Unike dhe Kampionatin e Kosovës. Argjira Lluka, drejtoresha e marketingut në Golden Eagle e cila poashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së aktiviteteve që kanë traditë të gjatë dhe sidomos kualitet, gjë të cilën e vlerëson Golden Eagle.

Poli Streetball Kosova 2021, aktivitetet i fillon të premten nga ora 16, para Teatrit Kombëtar në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë me garat e 12 skuadrave të ndara në katër grupe nga 3 ekipe, sipas sistemit të FIBA 3×3. Ndarja në grupe bëhet në mënyrë automatike sipas rangimit të lojtarëve dhe koeficientit të skuadrave në listën e FIBA 3×3 kurse numri tashmë është plotësuar.

Pasi të kenë zhvilluar ndeshjet secila me secilën, vetëm fitueset e grupeve vazhdojnë tutje në gjysmëfinale.

Në këtë mbrëmje të festivalit të basketbollit 3×3 do të ketë edhe ndeshje revyale të Meraklive t’Basketit, grupit të jashtëzakonshëm i cili promovon shumë basketbollin në vendin tonë, me analiza dhe debate fantastike, duke qenë madje edhe pjesë e komentimeve të basketbollit kosovar dhe të NBA në Artmotion dhe Klan Kosova.

“Duke marr parasysh se jemi në prag të datës 24 Gusht apo 24.08 dhe të gjithë e dini se këto dy numra, 24 dhe 8, janë numra të cilat i ka bartur Kobe Bryant i ndjerë, ndërsa Meraklit e Basketit, gjegjësisht anëtari i këtij grupi Andi Haxhiu me shokë , qysh vitin e kaluar kur kishte ndërruar jetë Kobe, kishin dhënë idenë që me datën 24 Gusht të zhvillojnë një ndeshje ose turne në shenjë kujtimi të Black Mambas, Streetball Kosova ka vendosur ta përkrah këtë iniciativë dhe ka ftuar pikërisht anëtarët e këtij grupi që ta zhvillojnë një ndeshje revyale” theksoi Agon Fehmiu duke shpalosur se ekipet do të emërtohen TEAM KOBE me fanella të verdha dhe TEAM BLACK MAMBA, me fanella të zeza.

Por, kjo nuk është e tëra sepse krye ngjarja e mbrëmjes do të jetë ndeshja VIP e organizuar me qëllim të nderimit të basketbollistit më të trofeshëm në histori të basketbollit kosovar i cili pas 22 viteve karrierë dhe 36 trofeve të fituar u pensionua: Edmond Azemit. Do të jenë ish bashkëlojtarët dhe rivalët, basketbollistat e njohur kosovar, ata që do ta nderojnë Edon në këtë natë të bukur vere në Prishtinë, me shumë muzikë dhe kënaqësi basketbolli.

E premte, para Teatrit kombëtar, edicioni post-pandemik do të jetë special.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.