Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
DEN BOSCHI MPOSHTET NË NDESHJEN E DYTË TË SERISË FINALE, EDONI SHFAQ LOJË TË MIRË – AsistiOnline
Basketboll

DEN BOSCHI MPOSHTET NË NDESHJEN E DYTË TË SERISË FINALE, EDONI SHFAQ LOJË TË MIRË

Prishtinë(AsistiOnline) – Den Boschi e ka humbur duelin e dytë të serisë finale ndaj Leidenit në elitën holandeze.

Në duelin e zhvilluar në Hagë, Leideni arriti të triumfojë ndaj Heroes DenBoschit 47-90, duke barazuar serinë finale në 1-1.

Edoni në këtë ndeshje ishte pikëshënuesi i dytë më i mirë i Den Boschit me 14 pikë, 3 asiste e 2 kërcime, por kjo performancë nuk mjaftoi për fitoren e skuadrës së tij.

Dueli i tretë i serisë zhvillohet me 25 mars në arenën ”Vijf Meihal” në Leiden.

Vlen të ceket se Den Boschi dhe Leideni janë kualifikuar edhe në ”Final Four” të ligës së përbashkët mes Holandës dhe Belgjikës, ku fituesi i ligës holandeze, luan në gjysmëfinale me vendin e dytë të ligës së Belgjikës, derisa vendi i dytë i Holandës luan në gjysmëfinale me vendin e parë në Belgjikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.